Liverpoolit iu refuzuan 70 milionë euro për talentin e njohur

Liverpoolit iu refuzuan 70 milionë euro për talentin e njohur

Revolucioni i Jurgen Klopp me Liverpool pësoi një goditje të re pasi klubi kishte një ofertë të refuzuar për një nga talentët më të mirë të Evropës.

Sipas Correio da Manhã, Liverpooli ka pasur një ofertë prej 70 milion euro të refuzuar për yllin Benfica, João Félix, raporton Periskopi.

Gazeta portugeze ka shtuar se presidenti i Benficas Luís Felipe Vieira beson se oferta e klubit të Premier Ligës bie shumë më poshtë se sa vlerësimi i vërtetë që ka Felix.

Credit: PA

Mesfushori ofanziv së fundmi nënshkroi kontratën e re me ekipin e Primiera dhe ka një klauzolë lirimi prej 120 milion eurosh.

Correio da Manhã ka pohuar se Liverpooli nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interesim për 19 vjeçarin, me Paris Saint-Germain, Manchester City, Barcelona dhe Monaco që janë duke e vëzhguar situatën e futbollistit portugez. /Periskopi

Shpërndaje në: