Liverpuli e lajmëron Salahun në polici, përdori telefon gjatë vozitjes
Liverpuli e ka lajmëruar në polici lojtarin e tyre Mohammed Salah. Kjo ka ndodhur pasi që Salah është parë duke përdorur telefon derisa po voziste.
Videoja e postuar në internet, tregon se si superylli egjiptas shihet duke përdorur telefonin derisa përreth tij ka një trafik plot vetura, përfshirë vetura që bartin fëmijët.
“Pas intervistimit, klubi ia ka dërguar policisë edhe xhirimin si dhe i aka sqaruar rrethanat se si ka ndodhur kjo”, është thënë në një komunikatë të Liverpulit.
“Faleminderit që na lajmëruat”, është thënë në mesazhin e policisë./Periskopi/



