Ljajic në Turqi, tifozët e Torinos vajtojnë për… Sofijan!
Torino këtë verë çoi në huazim sulmuesin Adem Ljajic te Besiktas në Turqi dhe ndoshta ka gabuar, pasi ka humbur jo pak cilësi e fantazi në sulm, me sulmuesin kryesor Belotti që është në vështirësi.
Megjithatë, në Torino tifozët janë më shumë të mërzitur për faktin se bashkë me Ljajic është larguar edhe e dashura e tij, Sofija Milosevic, e cila në stadium ishte një spektakël më vete, ashtu si postimet e saj në rrjetet sociale.
Ndoshta verën e ardhshme Torino bën mirë të mos e shesë sulmuesin serb.



