Lladrovci e quan “besim të palëkundur” në PDK balotazhin në Drenas

Lladrovci e quan “besim të palëkundur” në PDK balotazhin në Drenas

“Qytetarët e Drenasit, me votën e tyre, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dëshmuan sërish besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës. Festën, pa asnjë dyshim, do ta gëzojmë më 18 dhjetor”, ka thënë Lladrovci, përcjell Koha.net. “I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët për besimin dhe kulturën e lartë politike që treguan. Ne jemi fituesit e këtyre zgjedhjeve. Bashkë kemi shumë punë për të bërë”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e kaluara, më 2013, kandidati i PDK-së, Nexhat Demaku kishte fituar pa balotazh me rreth 60 për qind. Dje, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, Lladrovci u ndal në rreth 45 për qind për ta çuar për herë të parë në histori këtë bastion të PDK-së në rundin e dytë të zgjedhjeve.

Shpërndaje në: