Lladrovci: Zjarri në Golesh po vazhdon me intensitet të ulët, në Gjergjicë vazhdon të ketë rrezik

Lladrovci: Zjarri në Golesh po vazhdon me intensitet të ulët, në Gjergjicë vazhdon të ketë rrezik

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se zjarri në Golesh (Sankoc) është duke vazhduar por me një intensitet më të ulët.

“Në këto ditë të temperaturave të larta dhe zjarreve në komunën tonë, zjarrfikësit janë heronj që gjenden në mbrojtje të pronës publike dhe private të kërcënuar nga zjarri. Zjarri në Golesh (Sankoc), për momentin është duke vazhduar me një intensitet më të ulët. Gjatë ditës së djeshme ishin në intervenim 6 zjarrfikës nga Drenasi, 6 zjarrfikës nga Prishtina, 4 zjarrfikës nga Lipjani dhe 27 ushtarë të FSK-së”, ka shkruar ai.

Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në Gjergjicë, zjarri vazhdon të përbëj rrezik dhe se ka kaluar pjesën e Balincëns (Malishevë) dhe se zjarrikfësit atje, janë duke u përballur me flakët, raporton Periskopi.

“Në Gjergjicë, zjarri vazhdon të përbëj rrezik edhe pse ka kaluar në pjesën e Balincës (Malishevë) dhe zjarrfikësit janë duke u përballë me flakët. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes për tu përballur me situatën. DShPE, është duke i furnizuar zjarrfikësit me pije dhe ushqim. Uroj që përpjekja e zjarrfikësve të ketë sukses, sigurisht, po të isha në Kosovë, do të isha krah zjarrfikësve, heronjtë e këtyre ditëve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: