Llapi dënon aktin ndaj gjyqtarit
Gjatë minutës 63’ të ndeshjes është sulmuar fizikisht gjyqtari Baliqi meçë rast është ndërprerë loja nga gjyqtari kryesor.
Klubi nga qyteti i Podujevës, Llapi, ka dalur më një komunikatë për mediat duke u distancaur nga ky akt dhe dënuar ashpër duke thënë se ky akt nuk i takon vlerav të futbollit të Kosovës.
“Ne distancohemi nga një tifoz i pa identifikuar dhe i papërgjegjshëm, i cili prishi komplet rrjedhën e ndeshjes, aktet e tilla dëmtojnë rëndë edhe FC Llapin edhe futbollin kosovar në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Llapit.
Llapi vlerëson se referimi ishte korrekt, dhe Feronikeli ishte me meritë në epërsi.
Zyrtarët e klubit kanë kërkuar edhe nga policia e Kosovës të jetë më vigjilente dhe të kryjë dëtyrat siç duhet. /Periskopi.com



