Llapi larg nga titulli, ndalet në ‘Zahir Pajaziti’ nga Ballkani
Llapi është shokuar në shtëpi nga Ballkani, duke lëshuar dy pikë, Drita e ka mundur Gjilan Lirinë me rezultat 2-0, kurse në Skenderaj Drenica – Ferizaj kanë ndarë pikët, duke barazuar 0-0.
Kanë përfunduar tri ndeshjeve e programuara për ditën e shtunë të vlefshme për xhiron e 23-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Llapi, që po synon titullin në Superligë, ka bërë një hap fals, duke barazuar 1-1 me Ballkanin në shtëpi.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Jetmir Topalli në minutën e 5’, kurse barazoi gjithçka Mentor Zhdrella në minutën e 84-të nga pika e bardhë/
Pas kësaj pike, Llapi ka poshtuar vendin e dytë me 48 pikë, një më shumë se Prishtina që ndeshjen e kësaj xhiro do ta luajë me 27 mars.
Në ndeshjet tjera, Drita ka marrë pikët e plota në Gjilan ndaj Lirisë, me golat e Filonit Shaqiri 77’, që shënoi për 1-0 dhe Betim Haxhimusa në minutën e 82’ për 2-0.
Kurse në Skenderaj, Drenica e Ferizaj kanë ndarë pikët, duke barazuar 0-0.
LEXO EDHE: Presioni i Batatinës ndaj gjyqtarit Gramos Shala në pjesën e parë



