Lluka Modriq – Nga refugjati që luante futboll nën granatat serbe e deri te Topi i Artë
Atë mëngjes të dhjetorit të vitit 1991, plaku e mori bagëtinë në mal, sepse ashtu bënte çdo ditë, në shi e diell, dimrit e verës. Ai e mori bagëtinë në mal atë mëngjes dhe kurrë nuk u kthye më. Një grusht i burrave të veshur me uniforma policore e arrestuan. Ishin apo nuk ishin zyrtarë të rregullt policor – Faji i këtij njeriu ishte i njëjti si në çdo vend të shqyer nga përkatësia: nuk ishte njëri prej tyre. Ai ishte tjetr. Armiku. Faji i tij nuk kishte të bënte me veprimet e tij: ai ishte ç’ishte. Ai ishte kroat, ata ishin serbë. Kjo ishte e tëra.
Burrat e morën atë dhe ca të tjerë në fshatin e afërt Jesenice, dhe aty i ekzekutuan. Pas vetes plaku la familjen që e donte dhe e cila e donte atë: askënd tjetër më shumë se nipin gjashtëvjeçar, me të cilin e ndante emrin dhe me të cilin thuajse ishte i pandashëm, plaku e adhuronte nipin, ndërsa djaloshi e mbante gjyshin për hero.
Emrin që e ndanin ishte Luka Modriq, dhe të dielën ky djal i vogël, tash 32-vjeçar, i priu shtetit të tij në Finalen e Kupës Botërore.
Pas vrasjes së gjyshit, shtëpia e familjes së Lukës u dogj, dhe ata jetuan nëpër hotele me vite të tëra, jo në ato të shtrenjta e të rehatshme, por të thjeshta, gjysmë të rrënuara në qytetin e tij të lindjes në Zarë. Kur binin mortajat, siç ndodhte shpesh, Luka i vogël mbyllej në dhomë dhe priste që ato të pushonin: por kur qartësohej situata, ai dilte të luante futboll në parkingun e veturave, herë me fëmijët e tjerë e herë vetëm. Çdo gjë që e largonte nga zymtësia për t’i ikur realitetit të një vendi me konflikt të përhershëm.
Ai ishte një fëmijë i vogël: tepër i vogël që të angazhohej, siç u konstatua nga klubi më i madh i kësaj ane, Hajduku i Splitit. Kështu si 18-vjeçar përfunundoi duke luajtur për klubin Zrnjski Mostar në ligën e Bosnjë-Hercegovinës, ku bashkëlojtarët dhe kundërshtarët zbuluan dy gjëra për këtë djalosh: se ai kishte të gjitha shkathtësitë që mund të dëshiroheshin dhe se ai mund të kujdesej për veten po ashtu.
15 vjet më vonë ai nisi udhëtimet nga Dinamo e Zagrebit te Tottenham Hotspur e deri te Reali i Madridit. Ani se duket i njëjtë, sipas fjalëve të patejkaluara të gazetarit të «The Guardian» Barney Ronay, «djaloshi i vogël i veshur si magjistari», tani është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë: mesfushori i talenteve të jashtzakonshme, njëri prej të paktëve që mund të lakojë kohën dhe hapësirën sipas nevojës.
Dhe mbase prej të gjitha talenteve më i madhi është ky: se mund t’i bëjë të tjerët të luajnë më mirë. Kur një pasim i thjeshtë është opsioni më i irë, ai e luan ate. Kur të nevoitet që ta mbaj topin për pak qaste deri sa bashklojtarët të pozicionohen më mirë, ai e bën atë. Kur duhet t’ua ruajë shpinën bashkëlojtarëve pas topit të humbur, ai e bën atë.
Ai nuk është njëri prej atyre superyjeve graviteti i të cilëve i tërheq sytë dhe lojën, prania e të cilit frenon 10 burra tjerë që mbajnë dresin e njëjtë si ai. Ai është lider saktësisht ultimativ sepse ai se bën këtë vetëm për vete. Nuk do ta gjeni atë duke rrotulluar sikur të jetë futur në fushën e minave, apo duke e copëtuar dresin kur shënon, apo duke shikuar e ndejtur si i përndjekuri kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës. Ai ia lë këto gjëra Neymarit, Ronaldos, Messit. Ata janë aty edhe ashtu. Ai është ende aty ashtu sikur ekipi i tij.
Ai sonte ia doli të fitonte Topin e Artë duke e thyer hegjemoninë Messi-Ronaldo që zgjat tash e dhjetë vite.
Fragmente të marra nga Dialogplus



