Loftus-Cheek pëson lëndim të rëndë, largohet me barrelë nga fusha

Loftus-Cheek pëson lëndim të rëndë, largohet me barrelë nga fusha

Skuadra e Milanit është duke luajtur ndaj Parmas, ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.

Në minutat e para të ndeshjes, mesfushori Loftus-Cheek ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Gjatë një dueli me portierin, Corvi – mesfushori anglez ra pa ndjenja në fushë.

Mjekët intervenuan shpejt dhe tashmë lojtari është larguar me barrelë nga fusha për ta dërguar në spitalin më të afërt në Milano./Periskopi

Shpërndaje në: