Lohan paralajmëron se do ta sundojë botën
TMZ më parë ka raportuar se Lohan bëri një marrëveshje me shokun e saj të pasur Dennis Papageorgiou për të hapur klubin e natës, LOHAN Nightclub, në Athinë, por kjo duket se është vetëm fillimi, transmeton Koha.net. Ndalesat e ardhshme janë Stambolli, Hong Kongu, Londra dhe New Yorku.
Por klubet e natës janë vetëm fillimi. Ajo dhe Papageorgiou po ashtu kanë për synim edhe hapjen e qendrave të relaksit. Ata thonë se duan të ndihmojnë refugjatët duke krijuar dhe shpërndarë pijet shëndetësore organike.



