Lojë fshehtas në seancë: Zemaj del, Mimoza çohet e lypë, Zemaj kthehet, Mimoza humb
Në Kuvend të Kosovës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ndonjëherë po e ka vështirë të mbajë rendin me deputetët, transmeton Periskopi.
Bash në momentin që nisën të votojnë diçka, u zhduk deputeti i LDK’së, Armend Zemaj.
‘’Armend Zemaj na doli pikërisht në këtë moment kritik a? Mirë tash i mbledhim forcat dhe i mobilizojmë’’, tha Konjufca.
Pastaj u çua ta kërkonte deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila.
‘’Mirë u kthye Armend Zemaj po tash hupi t’u e lyp Mimoza’’, tha Konjufca.
Si rezultat u kthyen në vend të tyre të dy pastaj./PERISKOPI/



