‘Lojtarët e Arsenalit nuk po e marrin seriozisht Wengerin’

‘Lojtarët e Arsenalit nuk po e marrin seriozisht Wengerin’

Në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena, bavarezët triumfuan bindshëm ndaj Londinezëve me rezultat 5:1, në ndeshjen e zhvilluar në Ligën e Kampionëve.

Kahn thotë se nuk ka parë kurrë një skuadër që ka luajtur më keq sesa Arsenali mbrëmë.

“Unë kurrë nuk kam parë një ekip të luajë aq keq”, ka thënë fillimisht Kahn për ZDF.

Ai shton se lojtarët e Arsenalit sikur nuk po e marrin seriozisht trajnerin Arsene Wenger.

“Bayern luajti ndaj një ekip që luanin katastrofikë keq pa top. Lojtarët ishin kaq pasive, sidomos Ozil. Është sikur ata nuk e marrin seriozisht trajneri më”, përfundoi legjenda gjermane. /Periskopi.com

Shpërndaje në: