”Lojtarët e Barcelonës janë të pafytyrë” – kritikon portieri i Leganes
Portieri i Leganes, Ivan Cuellar i ka quajtur lojtarët e Barcelonës të pafytyrë, pas fitores të befasishme që e arritën gjatë pjesës së dytë.
Katalanasit ishin duke e fituar sfidën me rezultat minimal në pjesën e parë, derisa u deshën vetëm 68 sekonda që Leganes ta rikthente epërsinë dhe të arrinte fitoren e parë këtë sezon.
Cuellar thotë se asnjë lojtarë i Barcelonës nuk erdhi të na uronte fitoren dhe kjo i ka ‘nervozuar’ lojtarët vendas: ”Kur humbet, ka nevojë të përgëzohet ekipi tjetër, diçka që lojtarët e Barcelonës nuk e kanë bërë. Askush nuk erdhi për të na uruar. Asnjeri prej nesh nuk u përgëzua. Unë mendoj se kjo është një gjë krejt e shëmtuar dhe e pafytyrë”. /Periskopi/



