Lojtarët e Barcelonës thyen rekorde, ndërsa Interi vazhdon serinë e dobët
Barcelona fitoi me vëshirësi kundër Alavesit, por vazhdon serinë e ndeshjeve pa humbje, njëherit trajneri i katalunasve Valverde e barazoi rekordin e Guardiolës, në 21 ndeshje pa humbje. I Mbetet vetëm të mos humb nga Espanyoli në derbin lokal që luhet të dielën në dhe ky rekord do ti shkruhet vetëm Ernestos.
Suarez dhe Lionel Messi shënuan për të përmbysur rezultatin prej 0:1 ndaj Alavesit. Ata e zhvlerësuan golin e Guidettit, për të përfunduar ndeshja në 2:1.
Lionel Messi shënoi golin e 20-të, atë e shënoi nga goditja e lirë me çrast ia theu rekordin Ronaldos për më së shumti gola nga goditja e lirë, gjithsej 20-të. Ndërkaq, Luis Suarez e bëri një gjë për herë të parë në histori të La Ligës, uruguajani shënoi në tetë ndeshje më radhë.
Mbetemi në La Liga. Real Madrid fitoi ndaj Valencias në një paraqitje mbreslënëse nga ‘Los Blancos’. Madrilienët fituan me rezultat 4:1 në stadiumin e Valencias ‘Mestalla’, Ronaldo shënoi dy gola, ndërsa nga një gol shënuan edhe Toni Kroos dhe Marcelo. Për Valencian shënoi Santi Mina.
Atletico Madrid dhe Villarreal fituan, ndërsa Sevilla humbi 3 pikët vetëm në fund, kur Getafe ia barazoi rezultatin në sekondat e fundit.
Në Angli u luajtën ndeshjet e FA Cup, Liverpooli u eliminua, ndërsa skuadrat tjera të mëdha e vazhduan garën.
Në Itali, Juventus dhe Napoli fituan, Interi vazhdoi formën e dobët, ku u ndal me barazim ndaj Spalit. Derbin e javës mes Milanit dhe Lazios, e fituan rosonerët me rezultat 2:1.
Në Francë, PSG u rikthye fitoreve pas humbjes nga Lyoni në javën e kaluar, ndërsa ky i fundit humbi nga Bordeauxi. Derbi i javës ndërmjet Marseill dhe Monacos u mbyll me barazim 2:2.
Në Gjermani, Bayerni vazhdoi dominimin.
Në Holandë, PSV fitoi dhe iu shkëput Ajaxit e cila nuk arriti të fitojë ndaj Utrechtit. /Periskopi



