Lojtarët e Realit befasojnë trajnerin Zinedine Zidane
Real Madrid ka mposhtur mbrëmë Sevillan me rezultat 3:2 . Trajneri madrilen Zinedine Zidane në një konferencë pas ndeshjes ka marrë një surprizë nga lojtarët e skuadrës.
Ata ia kanë ndërprerë për disa momente konferencën trajnerit të tyre. Lojtarët janë shfaqur në konferencë me shampanjë duke brohoitur dhe kërcyer.
Vetëm pasi lojtarët janë larguar Zidane e ka vazhduar sërish konferencën.



