Lojtarët e Romës me gjest të shkëlqyer para ndeshjes me Liverpoolin (Foto)
Roma do ta pret në ‘Olimpico’ Liverpoolin të mërkurën në kuadër të Champions League
Ndeshja e parë gjysmëfinale përfundoi me rezultat 5:2 në të mirë të anglezëve, ndërsa para këtij takimi ishte plagosur një tifoz i Liverpoolit, transmeton Periskopi.
Sean Cox, 35-vjeçar mbeti i plagous pas therrjes në rrugët e Liverpoolit nga disa huliganë që thuhet se janë tifozë të Romës.
Derisa Roma po zhvillon stërvitjen e fundit para sfidës së dytë me Liverpoolin të gjithë lojtarët kanë veshur fanella me shkrimin ‘Forza Sean’. /Periskopi/





