Lojtarët kundër Lopeteguit, i pari është Kroos
Toni Kroos ka mbetur i frustruar me vendimet taktike të Julen Lopetegui në Real Madrid, me mesfushorin që i ka thënë trajnerit që “nuk jam Casemiro”.
Mesfushori gjerman nëndrejtimin e ish-trajnerit spanjoll shpeshherë ka luajtur në qendrën e mesfushës si defanziv, rol i ri në karrierën e tij të gjatë në futboll.

Kroos u tha gazetarëve përpara ndeshjes të Ligës së Kombeve ku Gjermania luan kundër Holandës: “Është një sfidë, dhe ne duhet ta zgjidhim0 këtë situatë”.
”Ne kemi treguar se mund të rikthehemi. Gjithmonë kemi pasur faza si këto. Nuk më shqetëson”.
”Më pëlqen të luaj më thellë, por unë nuk jam Casemiro”, tha Kroos duke iu aluduar trajnerit Lopetegui.
Kroos deri tani është paraqitur 10 herë për Real Madrid, kurse mesfushori brazilian numëron një paraqitje më pak./Periskopi/



