Lojtarët vajtojnë dy gabimet, vlerësojnë të kenë merituar barazim
Dy ditë pas ndeshjes, ata thonë se ishin dukshëm më të mirë në fushë se futbollistët e Islandës.
Por vlerësojnë se përvoja dhe fati ishin në anën e islandezëve, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova e humbi ndeshjen e pestë kualifikuese për botërorin “Rusia 2018” kundër Islandës me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje u zhvillua të premten në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër në kuadër të Grupit I të eliminatoreve evropiane.
Sulmuesi Atdhe Nuhiu, që debutoi me gol për Kosovën, thotë se rezultati 2:1 në të mirë të Islandës, nuk ishte real.



