Lojtari brazilian dëshiron të festojë në mënyrë të veçantë golin, por e pëson keq (VIDEO)
Sulmuesi i Consadole Sapporo, Anderson Lopes, ishte aq i ngazëllyer pas shënimit të golit sa ai menjëherë u nis për të festuar me tifozët, por reklamat përreth stadiumit bënë që ai ta pësonte keq.
Megjithatë, braziliani nuk ishte i vetëdijshëm se sa e pjerrët ishte rënia dhe aksidentalisht përfundoi duke rënë rreth 10 hapa poshtë në beton në një skenë seriozisht të frikshme.
Në një video që po bën xhiron e botës, dukej sikur 25-vjeçari kishte rënë në ‘thellësitë e ferrit’ gjatë festës së tij të pasionuar për golin e tij të dytë kundër Shimizu S-Pulse, raporton Periskopi.
Ai shihet duke shkuar hap pas hapi drejt tifozëve, por papritmas zhduket aksidentalisht.
Ai u ndoq menjëherë nga stafi mjekësor dhe u shërua në mënyrë të përkryer nga rënia efrikshme, duke shënuar dy gola të mëtejshme në një fitore emocionuese 5-2 në J-League. /Periskopi/



