Lojtari i kombëtares shqiptare i dashuruar marrëzisht pas vazjës së trajnerit të Atletico Madridit (Foto)

Lojtari i kombëtares shqiptare i dashuruar marrëzisht pas vazjës së trajnerit të Atletico Madridit (Foto)

Mesfushori shqiptar Keidi Bare nuk është vetëm “gjahtar” goli. Ai ka “nuhatje” edhe në historitë rozë.

Titullari i ekipit të dytë të Atletiko Madrid ka goditur në shenjë kësaj here, ndërsa ka rrëmbyer pikërisht zemrën e vajzës e trajnerit të tij, German Burgos, bukuroshen Florencia.

Bare

Kejdi Bare dhe Florencia

Zv trajneri i Atletikos

E dashura e Bares

Është vetë i riu fierak që e ka bërë publike historinë e dashurisë në postimet në rrjetet sociale. Në fotot duket qartazi që shqiptari dhe partnerja e tij argjentinase, Flor, janë më shumë se miq, ndërsa shkëmbejnë puthje e përqafime.

Nuk mungojnë madje as dedikimet “Te amo!”. Me shumë gjasa, Burgos, i cili në të ardhmen mund të jetë dhe vjehrri i tij, do të ketë “lobuar” te trajneri i ekipit të parë, Diego Simeone, për ta përfshirë talentin shqiptar në ekipin e parë ku debutoi në Kupën e Mbretit kundër skuadrës së Las Palmasit.

Aktualisht, Bare është pjesë e padiskutuar edhe e kombëtares Shpresa. I kaluar tashmë nën urdhrat e menaxherit të Moratës, pritet që Bare të nisë një aventurë të re për 6 milionë euro.

 

Shpërndaje në: