Lojtari kosovar i javës
Futbollistët kosovarë nuk kanë shkëlqyer aq shumë gjatë ndeshjeve të kësaj jave në garat evropiane. Arijanet Muçiqi ditë më parë bëri paraqitje solide për Manchester Cityn duke e mbajtur portën të paprekur në Carabao Cup kundër Fulhamit.
Por, në vikend Ederson u rikthye duke e lënë në bankë portierin e kombëtares sonë.
Amir Rrahmani është paraqitur sërish mirë në mbrojtjen e Dinamos së Zagrebit, në fitoren prej 2 me 0 si mysafir ndaj Osijekut.
Por, lojtari i javës ishte pa asnjë dyshim Arbër Zeneli me një gol në stilin e Ronaldinhos nga pothuajse katërdhjetë metra. Zeneli këtë sezon është shquar për asistimet e shumta që ka bërë.



