Lajm i keq për Chelsean, operohet futbollisti më i mirë (Foto)

Lajm i keq për Chelsean, operohet futbollisti më i mirë (Foto)

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard iu është nënshtruar një operimi në nyje të këmbës.

Ai kishte ndjerë dhimbje në këmbë gjatë fundit të sezonit, por kishte vendosur që intervenimin ta shtyej, transmeton Periskopi.

Siç njofton Hazard me anë të një postimi në Twitter, operacioni ka shkuar me sukses .

“Do të kthehem më i fortë”, shkroi belgu ndër tjera.

Hazard arriti që me skuadrën e tij të fitojnë titullin e Premier Ligës, me një numër rekord të fitoreve prej 30. /Periskopi

Shpërndaje në: