Lojtari i tri përfaqësueseve nuk ka hequr dorë nga Kosova
Mesfushori 24-vjeçar pritej të ishte prej bartësve të lojës së Kosovës në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018” që për përfaqësuesen e drejtuar nga Albert Bunjaki janë të parat, shkruan sot Koha Ditore.
Por menjëherë pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, kjo e fundit në fillim të qershorit të vitit të kaluar ia ndaloi Brahimit paraqitjen për Kosovën. Ai lajmin e mori më 3 qershor, pak orë para fillimit të ndeshjes miqësore të Kosovës me Ishujt Faroe. Në fund të gushtit, FIFA ktheu përgjigje tjetër negative për mundësinë e aktivizimit të Brahimit me Kosovën.
Ai në të kaluarën ka luajtur për Shqipërinë e më pas edhe për Zvicrën. Kosova për të do të ishte përfaqësuesja e tretë dhe FIFA nuk e lejoi një gjë të tillë.



