Londra bëhët e kaltër, Chelsea rimerr kreun e Premier Ligës (Video)
Ishte skuadra mysafire që filloi ndeshjen furishëm takimi duke pasur akisone të një pas njëshme në drejtim të portës së belgut Courtois. ‘Gjelat’ arritën të kalojnë në epërsi përmes mesfushorit danez Christian Eriksen në minutën e 15’ i cili shënoi një super gol nga distanca.

Christian Eriksen, momenti i golit
Ky ishte edhe goli i parë i pranuar nga skuadra vendase pas 6 ndeshjeve pa pranuar gol.
Tottenham vazhdojë me lojë të bukur dhe me raste të shumta nëpërmjet sulmueseve Hary Kane dhe Son por hasën në rezistencë të Courtois.
Chelsea në minutën e 30’ bëri goditjen e parë në kornizë të Hugo Llorisit, ‘blutë e londrës’ tentuan disa herë nëpërmjet kundersulmeve të barazojë rezultatit por nuk ia arritën deri në minutën e 45’ të barazojnë ku pas një aksioni të gjatë nga Chelsea realizoi spanjolli Pedro me një super gol nga distanca. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pedro Rodriguez, duke festuar golin e avantazhit
Chelsea filloi pjesën e dytë shumë më mirë se sa pjesën e parë, ata përmbysen rezultatin në minutën e 51’ pas një kundërsulmi të cilin e filloi Matic pas një topi të fituar në mesfushë, aksionin e përfundoi në gol nigeriani Victor Moses i asistuar nga Diego Costa.

Victor Moses, pas golit të realizuar për 2-1
Pas vetëm dy minutash skuadra e Contes e humbi një rast të pastër për të shënuar golin e tretë përmes Alonsos i cili ishte i vetëm përballë portierit Lloris.
Pas këtij goli ndeshja u kontrollua nga skuadra vendase, Spurs nuk arritën të barazojnë rezultatin edhe pse patën raste për të barazuar rezultatin. Chelsea rimerr kreun e tables në Premier Ligë me 31 pikë ndërsa Tottenham mbetet në pozitën e pestë me 24 pikë, kjo ishte edhe humbja e parë për skuadren e Maurico Pochetinos në këtë sezon. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=n5Tn5dP5Ek0



