Lopët e Prishtinës shfaqin guxim të pabesueshëm: Dalin në rrugë dhe ndalin veturat si policë (Video)
Disa tufë lopësh shihen vazhdimisht në Rrugën B dhe në Lagjen e Spitalit në kryeqytet. Ato nuk mjaftohen me kullotjen nëpër hapësirat e gjelbra të Prishtinës, edhe pse nuk dihet se a lejohet shfrytëzimi i pronës publike në atë mënyrë, por dalin edhe në trotuare e në rrugë.
Ajo që është e habitshme – përveç faktit që këto lopë duken të ambientuara me veturat, trotuaret, rrugët, kafenetë anash etj – është guximi i tyre i madh për të kaluar rrugën ku të duan, madje edhe kur veturat kalojnë me shpejtësi.
Siç mund ta shohim nga videoja më poshtë, këto lopë, ecin në rrugët e dedikuara për vetura si të gëzonin ndonjë privilegj të madh social, ose siç themi popullorçe, si të kishin çliruar vendin.
Kjo duket e rrezikshme edhe për veturat por edhe për lopët, prandaj autoritetet do të duhej të merreshin me to duke qenë se dalin përditë për t’u shëtitur.
https://www.facebook.com/rota.fortunae/videos/2123716971010480/



