Lopetegui flet para ndeshjes me Barcelonën: Nuk do vdesë

Lopetegui flet para ndeshjes me Barcelonën: Nuk do vdesë

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui para El Clasicos së shumëpritur që do të luhet nesër në “Camp Nou”, ka dalë para medieve në një gjendje të zymtë dhe ka thënë se shpreson që të vazhdojë të marrë frymë pas ndeshjes me Barcelonën.

Ai ka konfirmuar se Carvajal nuk do të luajë, por ka besim në këdo që do të luajë në vend të tij dhe e di shumë mirë se cili do të jetë zëvendësuesi.

Çelësi El Clasicos?

“Çelësat në një ndeshje të këtij niveli janë shumë. Së pari futbolli, sulmi dhe mbrojtja e mirë, ana emocionale dhe mentaliteti. Unë jam i fokusuar në lojë, në futboll, në sulm dhe mbrojtje por edhe ana emocionale do të jetë e rëndësishme.”

Si do të jetë jeta e Lopeteguit pas ndeshjes?

“Shpresoj të vazhdoj të marrë frymë, por nuk mendoj se do të vdes. Secili ka 100 për qind energji dhe ky 100 për qindëshi  im do të jetë për të ndihmuar ekipin të bëjë një lojë të mirë.”

A ka një mënyrë për t’u përqendruar në lojë me Messin dhe pa Messin?

“Jo. Do të fokusohemi në lojë duke menduar veten tonë, për të maksimizuar aftësitë tona. Dhe kur të luajmë në mbrojtje të mbrojmë mirë. S’ka rëndësi nëse një lojtar është apo jo, atje do të jetë një skuadër e mirë përballë nesh dhe të tillë do të jemi edhe ne.”

Ekipi ju ka mbështetur. A ju bën kjo më të fortë?

“Ata besojnë te unë dhe unë tek ata. E vetmja gjë që duhet bërë është të vërtetojmë se punojmë mirë dhe shumë, si edhe të kënaqim tifozët. Ne jemi gati të luajmë një ndeshje të mirë.”

A është ndeshja e nesërme më e rëndësishmja e karrierës suaj?

“Ndeshja Barcelona-Real është e pakrahasueshme. Në nivel futbolli, është ndeshja me pritshmëritë më të larta dhe niveli që unë kam trajnuar. E rëndësishme për çdo trajner.”

Kur Real-i është i “dëmtuar” a është më i rrezikshëm?

“Ju e merrni këtë si të mirëqenë që ne jemi të dëmtuar, ne jemi në tetor dhe kemi bërë gjëra të mira, sigurisht do përpiqemi që të përmirësohemi, por jemi gati të përballemi me kërkesën që i ka një ndeshje Barça-Real.

Cila është më e rëndësishme ana taktike apo emocionale?

“Të dyja janë të rëndësishme, nuk duhen bërë gabime, të qenurit efektivë në zonë, ambicioz dhe për këto të dyja janë të rëndësishme.”

Shpërndaje në: