Lopetegui flet pas ndeshjes: Rezultati nuk pasqyron të vërtetën

Lopetegui flet pas ndeshjes: Rezultati nuk pasqyron të vërtetën

Trajneri i Real Madrid, Julien Lopetegui ka folur pas humbjes turpëruese 5:1 nga Barcelona, në Camp Nou.

Tekniku spanjoll ka deklaruar se rezultati nuk pasqyron atë që u tregua në fushë dhe siç pretendon ai, Reali nuk e meritonte një disfatë të tillë, shkruan Periskopi.

”Humbje shumë e rëndë por besoj që rezultati nuk reflekton realitetin e ndeshjes. Në pjesën e dytë kemi ndryshuar gjërat dhe kemi patur momentet tona. Gjithçka ndryshoi pas golit të tretë. Është një goditje e fortë, por kam forcë për të menduar që gjithçka është e rikuperueshme”.

Për shkarkimin e mundshëm, ai tha:

”E ardhmja ime nuk varet nga unë. Nuk jam unë ai që mer vendime”. /Periskopi/

Shpërndaje në: