Lopetegui me zemer të thyer reagon për herë të parë pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Spanjës

Lopetegui me zemer të thyer reagon për herë të parë pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Spanjës

Julen Lopetegui u shkarkua sot nga Federata e Futbollit të Spanjës

Lopetegui dje u zyrtarizua si trajner i Real Madridit, ndërsa sot u shkarkua nga posti i trajneri të Spanjës, shkruan Periskopi.

Trajneri më i ri i Realit ka thënë se është shumë i zhgënjyer, por i dëshiron suksese ‘Stuhisë së Kuqe’.

“Unë jam shumë i mërzitur, por dëshiroj që ta fitojme Kupën e Botës,” u ka thënë Lopetegui gazetarëve të Cadena SER dhe COPE në aeroportin në Krasondar, përpara se të merrte fluturimin për në Madrid.

“Ne kemi një ekip të mrekullueshëm dhe shpresoj që të fitojmë Kupën e Botës.

Kujtojmë që gjatë kohës së tij si trajner, Lopetegui nuk humbi një ndeshje të vetme me Spanjën. /Periskopi/

Shpërndaje në: