Loredana mbledh ushtrinë pas konferencës rreth mashtrimit në Zvicër

Loredana mbledh ushtrinë pas konferencës rreth mashtrimit në Zvicër

Vetëm pak orë pas konferencës për medie, Loredana Zefi ka mbledhur një grup të madh vajzash të veshura me uniformë ushtarake, derisa në momentin që Loredana zbret nga vetura ato fillojnë të bërtasin.

Kjo pasi ajo si duket po fillon xhirimet e videoklipit të ri, ashtu siç kishte planifikuar para se të akuzohej për mashtrim, shkruan Periskopi.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj , Gramos Aliu-Mozzik dhe avokatët mbrojtës, ka mbajtur sot një konferencë për medie ku është sqaruar në lidhje me akuzat që i janë bërë asaj në Zvicërr.

Pak orë pas kësaj, ajo ka postuar në InstaStory një video ku shihet në sheshin e xhirimit.

Loredana Zefi është akuzuar nga një çift zviceran se kishte mashtruar ata duke ua marrë 900 mijë franga, akuza këto që i mohoi sot në konferencë. /PERISKOPI

Shpërndaje në: