Loriana Kuka arrin në finalen e Evropianit U23
Xhudistja Loriana Kuka ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian U23 në Hungari për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë nga ky kampionat.
Ajo fitoi në gjysmëfinale ndaj Giorgia Stangherlinit të Italisë për të siguruar finalen në kategorinë deri 78 kilogramë.
Kjo do të jetë medalja e dytë për Kosovën në këtë Evropian, pas të artës që ia solli Akil Gjjakova te meshkujt në kategorinë deri 78 kilogramë.
Në finale, Kuka përballet Christina Faberin e Gjermanisë.



