Loriana Kuka la luksin e Zvicrës për të ardhur në Kosovë: Pse ajo është më e rëndësishme se Majlinda Kelmendi?

Loriana Kuka la luksin e Zvicrës për të ardhur në Kosovë: Pse ajo është më e rëndësishme se Majlinda Kelmendi?

Para dy vitesh, Loriana Kuka ia kishte siguruar medaljen e parë Kosovës. Ishte një medalje e bronztë nga turneu European Open për juniorë, që u mbajt në Lignano të Italisë.

Loriana është 21 vjeçare, dhe e vendosur për të fituar shumë e shumë medalje për vendin e saj.

Ajo ia doli sot që të arrinte në finale të Grand Prix Tel Aviv 2019 në kategorinë -78 kilogramë, pra 26 më shumë se Majlinda Kelmendi. Padyshim, si në çdo sport, kategoritë më të rënda janë edhe më të rëndësishme.

Synim primar, megjithatë, e ka të sigurojë normën për Lojërat e ardhme Olimpike, ato “Tokio 2020”. Për të realizuar synimet që i ka në sportin e xhudos, Loriana ka hequr dorë nga jeta luksoze në Zvicër dhe është vendosur në Pejë, ku e ka një pjesë të madhe të familjes.

Karriera e saj vlerësohej me të ardhme edhe në Zvicër, por ajo ndien se me ardhjen në Kosovë ka bërë hapin e duhur për të prekur majat e xhudos botërore.

Në Pejë, në klubin “Ippon”, ka rastin të punojë me disa prej xhudisteve më të mira në botë, kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, pastaj me medalisten evropiane Nora Gjakova dhe me Distria Krasniqin që po marshon fuqishëm drejt majës. Por mbi të gjitha e ka rastin e artë që të punojë vazhdimisht edhe nën kujdesin e plotë të axhës së saj, trajnerit Driton Kuka,

Të shpresojmë në një medalje të artë sot!

Shpërndaje në: