Lorik Cana ia mëson të birit historinë shqiptare (Foto)

Lorik Cana ia mëson të birit historinë shqiptare (Foto)

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana së  fundmi bashkë me të birin ka vizituar muzeun Etnografik dhe Historik në Krujë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, ku ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me të djalin e tij pranë Flamurit kombëtar në ballkonin e muzeut të Krujës, transmeton Periskopi.

Lorik Cana tash e disa vite e ka përmbyllur karrierën e tij në fushën e gjelbër. Ai është i martuar me italianen, Monica dhe bashkë kanë një djalë të vogël, i cili quhet Bojken.

 

Mesa duket dëshira për t’i mësuar të birit për historinë shqiptare, ka bërë që ai bashkë me të birin të vizitojnë Muzeun e Krujës të vlerave në Shqipëri. /Periskopi/

Shpërndaje në: