Loshaj vendosë të luajë për Kosovën
Pas shumë futbollistëve që kanë vendosur të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, listës i është shtuar edhe talenti Florian Loshaj.
20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qëndror, ndërsa ka dalë nga akademia e klubit të famshëm belg, Genk.
Aktualisht ai është pjesë e skuadrës nga liga e dytë në Holandë, MVV Maastricht.
Më herët ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare për grupmoshat U-17, ndërsa tani do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U-21. /Periskopi.com



