Lovren reagon ashpër ndaj Sergio Ramos
Dejan Lovren, mbrojtësi i Liverpoolit, e ka thumbuar sërish Sergio Ramosin e Real Madridi.
Fillimisht Ramosi iu kundërpërgjigj Lovrenit, i cili kishte thënë se “është më i mirë se Sergio, ai bën më shumë gabime, por nuk dallohen për shkak se Reali fiton me shumë gola”.
Reagimi i Ramosit ishte i menjëhershëm, pak para ndeshjes Kroaci-Spanjë, ai tha në konferencë për medie: ”nuk dua të flasë për dikë që do të jetë në ballin të medieve. Nuk e di pse i ka thënë ato fjalë, por s’dua t’ia japë atë kënaqësi Lovrenit që të jetë në faqen e parë dhe të shkruhen 3 faqe për këtë”.
Mbrojtësi i Liverpoolit tani ka reaguar, dhe duket se ka shumë arsye, pas fitores 3-2 të Kroacisë ndaj Spanjës.
“I dhash një goditje të mirë. Ahaaaaaa, 3-2, dil e fol tani ti në konferencë, koleg!!!”, tha Lovren pasi hyri LIVE në Instagram pas fitores së Kroacisë.
Sido që të jetë, ky reagim i Lovren, paksa i ashpër, vështirë se nuk do ta bëjë të flasë Ramosin.
Përveç, videos, Lovren me mëngjes postoi foto të tij nga një duel me Sergio Ramosin, duke shkruar: “Mirëdita Kroacia”. /Periskopi/



