Luan Krasniqi i pikëlluar thellë pas vdekjes së boksierit të njohur (Foto)

Luan Krasniqi i pikëlluar thellë pas vdekjes së boksierit të njohur (Foto)

Dje në orët e vona ndërroi jetë boksieri i njohur gjerman, Rene Monse.

Monse ishte boksier që garonte në kategorinë e rëndë dhe mbahet mend për suksesin e tij në Kampionatin Botëror të Boksit më 1995, ku kishte fituar medaljen e bronztë, transmeton Periskopi.

Kjo ngjarje e gjeti të pikëlluar boksierin shqiptar, Luan Krasniqi i cili me anë të një postimi në Facebook reagoi për rastin.

https://www.facebook.com/luan.krasniqi1971/photos/a.473514426009323.118908.470166159677483/1657512910942796/?type=3&theater

Krasniqi shprehu ngushëllimet e tij të thella familjes së të ndjerit dhe përmendi se ata ishin njohur dhe kishin ndihmuar njëri tjetrin gjatë karrierave të tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: