Luan për Evertonin ka tatuazh ‘Unë kurrë nuk eci vetëm’, shpjegimi i Digne i çmend tifozët e Liverpoolit
Lucas Digne u transferua nga Barcelona te Evertoni për shumën prej 20 milionë euro
Lucas Digne ka zbuluar se tatuazhin që e ka ‘Unë kurrë nuk eci vetëm’ nuk ka të bëjë asgjë me Liverpoolin dhe kjo i ka qetësuar tifozët e Evertonit, transmeton Periskopi.
Mbrojtësi francez ka bërë të ditur që tatuazhi i tij nuk ka të bëjë me futboll, por me prindërit e tij.
“Nuk ka të bëjë asgjë me futboll, ka të bëjë me prindërit e mi,” ka thënë Digne.
“Kur unë shkova për herë të parë në shkollë kur ishta tre apo katër vjeç ata më dhanë një varëse që kishte këto fjalë.
“Më pas kur unë mbusha 18 vjet vendosa të bëj tatuazh dhe ndoshta tifozët e Liverpoolit janë të nervozuar pasi unë dy herë kam refuzuar për të nënshkruar me ta,”. /Periskopi/




