Luanën e shikon si rivale, por ja çka bëri Ermali për Marinën

Luanën e shikon si rivale, por ja çka bëri Ermali për Marinën

Mes moderatorëve ekziston një ‘luftë’ indirekte mes vete dhe kjo më së shumti për shkak të audiencës.
Emisionet e Ermal Mamaqit dhe Luana Vjollcës ndeshen në termine të njëjta transmetimi, vetëm se dallojnë pak minuta nga fillimi i njërit nga tjetri.

Kjo gjë ka bërë që dyshja t’i shpallin ‘luftë’ për audiencë njëri-tjetrit dhe këtë e thonë edhe haptas.

Teksa Luana kishte ftuar të gjithë të ndjekin emisionin e saj ‘Shiko kush Luan’, Ermali iu kishte kundërpërgjigjur asaj me koment duke i thënë se ata shikojnë emisionin e tij në atë kohë, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë ka filluar emisionin e saj motra e Luanës, Marina duke arritur shikueshmëri të madhe dhe këtij fakti iu gëzua edhe Ermal Mamaqi, i cili përveç se publikoi statistikat me të cilat tregonte se televizioni në të cilin kanë programet ai dhe Marina ka dalë i pari me shikueshmëri, ai i dha mbështetje haptas.

Në fotografinë e shpërndarë nga Marina me të cilën paralajmëroi emisionin, Ermali i komentoi “kam që të martën që po e pres”.

Kjo gjë dëshmon haptas që derisa Luanën e sheh si rivale, Ermali përkrah haptas Marinën.

Shpërndaje në: