Lucas Leiva ‘intervenon’ te Lazio, i bën konak Liverpoolit për ndeshjen kundër Romës

Lucas Leiva ‘intervenon’ te Lazio, i bën konak Liverpoolit për ndeshjen kundër Romës

Liverpooli do të takohet më 2 maj me Romën në ‘Olimpico’

Liverpool fitoi me rezultat 5:2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, derisa më 2 maj do të luajë ndeshjen e kthimit në Itali, transmeton Periskopi.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp do të stërvitet në qendren sportive ‘Formello’ të Lazios para ndeshjes së dytë dhe krejt kjo falë një intervenimi që e ka bërë Lucas Leiva.

Kujtojmë që braziliani u transferua në Lazio edicionin e kaluar nga Liverpooli, dhe deri tani ka shënuar katër gola në 46 ndeshje.

Leiva ka bërë ditur së do të ulet te pjesa e tifozëve të Liverpoolit për ta shikuar ndeshjen kundër Romës. /Periskopi/

Shpërndaje në: