Lucas Moura: Tottenhami mund ta fitojë Ligën e Kampionëve
Tottenhami ishte ndalur nga skuadra e kategorisë së tretë, Rochdale të dielën, por entuziazmi i transferimit të ri, Lucas Moura, nuk ka ndryshuar.
Moura ndjen se Tottenhami është në gjendje që të sfidojë për titullin e Ligës së Kampionëve.
Kjo pasi Spurs kanë një rezultat të mirë prej 2-2 nga udhëtimi në Torino te Juventusi dhe në ndeshjen kthyese një barazim 1-1 ose pa gola do të mjaftonte për t’u kualifikuar.



