Lufta e kunatave në familjen e Icardit
Marrëdhëniet e motrës së Mauro Icardit dhe bashkëshortes së tij Wanda Nara nuk janë aspak të mira. Këtë herë një tjetër “zënkë” virtuale ka ndodhur mes dy kunatave në rrjetet sociale.
Ivana Icardi ka postuar një foto me vëllanë e saj duke u bërë disi nostalgjike për kohët e vjetra. Madje ajo ka thënë se atëherë dashuria ishte aq e madhe pa ditur se sa para kishin në xhepa. Ndërkohë Wanda ka postuar një foto të Icardit me vajzën e vogël Isabela, për të treguar se në familje e saj ka unitet.
Ndërkohë medieve italiane nuk iu ka shpëtuar dhe shpërthimi i motrës së sulmuesit argjentinas. Në një mesazh në profilin e saj “Twitter” ajo ka shkruar: “Kur do të ndalë së qeni një mitomane dhe së treguari botës se vëllai im ka marrëdhënie të mira me vajzën e saj? Nuk është çudi që nxjerr kaq shumë foto. Marrëdhëniet në familje janë dita-ditës dhe jo një në 1000 vjet”. Ky mesazh shoqërohet dhe me një emoj që tregon se ajo është duke qeshur (ironikisht).




