Lufta e Pep Guardiolës për Pavarësinë e Katalonjës
Sajti i njohur Goal.com i ka kushtuar një editorial të gjatë trajnerit aktual të Manchester Cityt, Pep Guardiolas dhe mbështetjes së vazhdueshme që ai i ka dhënë pavarësisë së Katalonisë nga Spanja.
Guardiola në një ndeshje të Premier Ligës kundër West Bromwich Albion, e ka vënë një fjongo të verdhë, të cilën e ka ndaluar Qeveria e Spanjës. Motra e tij ka qenë mes 600 zyrtarëve katalanas që u pushuan nga puna dhe u arrestuan.
Goal.com ka bërë një përshkrim të karakterit të tij inspirues, që e ka çuar Cityn në vendin e parë duke e pasur gati të sigurtë titullin e kampionit për sivjet. Guardiola është përshkruar si njeri besnik dhe miqësor, por edhe i përkushtuar ndaj ideve dhe kauzave në të cilat beson. Guardiola mësohet se edhe vetë ka votuar me postë në referendumin për pavarësi. Ai madje, në ditën kur pati trazira në Barcelonë nuk hezitoi të akuzonte qeverinë spanjolle për agresivitetin duke e kategorizuar si autoritare.



