Luftëtari shokon Partizanin, Daja debuton me fitore te Skënderbeu

Luftëtari shokon Partizanin, Daja debuton me fitore te Skënderbeu

Partizani ka pësuar një humbje befasuese ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, ndërkohë që Skënderbeu mori një fitore katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.

“Demat” u mposhtën nga një gol i Ramadanit në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë, ndërkohë që në të 65-tën Abazaj shënoi një super gol duke i dhënë një goditje të fortë të kuqve.

Faza e tretë e Superiores nis me një surprizë të madhe. Sa i përket kampionëve të Shqipërisë goli i vetëm erdhi nga një mbrojtës Jashanica, duke i dhënë fitoren e parë Ilir Dajës, për të cilin kjo ishte sfida e parë nën drejtimin e korçarëve. Laçi ndërkohë fitoi ndaj Korabit me një gol të Lushkja-s./albeu.com/

Shpërndaje në: