Luis Enrique: Askush nuk mund të ndalojë Messin në ditën e tij

Luis Enrique: Askush nuk mund të ndalojë Messin në ditën e tij

Messi ka 12 gola dhe 6 asista në 10 paraqitje në këtë sezon, ku katër golat e fundit i ka shënuar në dy ndeshjet e fundit që nga rikthimi i tij nga lëndimi.

Luis Enrique këto fjalë i ka folur për yllin argjentinas para ndeshjes me Valencia, duke deklaruar se është shumë vështirë të ndalosh kur ai është në nivelet e tij më të larta. Ai e ka përkrahur 29-vjeçarin të vazhdojë me këtë formë.

“Nese Leo është në nivelin e tij, atëherë do të jetë shumë e vështirë të gjeshë mënyrën për të ndaluar atë”, tha Enrique.

“Ne ende nuk e kemi parë ndonjë ekip që ka arritur të ndalojë Messin”, përfundoi tekniku i Barcelonës.

Barcelona do të udhëtojë në Mestalla për t’u takuar me Valencia. /Periskopi.com

Shpërndaje në: