Luis Enrique publikon listën, rikthen yllin e Barcelonës me të cilin nuk flet

Luis Enrique publikon listën, rikthen yllin e Barcelonës me të cilin nuk flet

Selektori i Spanjës, Luis Enrique e ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës, ndaj Kroacisë e Bosnjës.

Befasia më e madhe në listë është rikthimi i Jordi Albas, futbollistit me të cilin Enrique i ka të prishura raportet që një kohë. Marcos Alonso i Chelseat është lënë jashtë listës pas ftesës së Albas.

Lista e plotë është kjo:

Portierët: De Gea, Kepa dhe Pau López

Mbrojtës: Jonny Otto, Azpilicueta, Llorente, Ramos, Mario Hermoso, Íñigo Martínez, Gayá dhe Jordi Alba

Mesfushorë: Busquets, Fornals, Brais, Sergi Roberto, Sauli, Ceballos, Rodri

Sulmuesit: Suso, Rodrigo, Iago Aspas, Morata, Isco dhe Asensio. /Periskopi/

Shpërndaje në: