Luis Suarez hyn në histori të kombëtares së Uruguait (Video)

Luis Suarez hyn në histori të kombëtares së Uruguait (Video)

Luis Suarez është bërë uruguaiani i parë që shënon në tre Kampionate Botërore

‘El Pistolero’ shënoi golin e parë në ‘Rusi 2018’ në ndeshjen kundër Arabisë Saudite, shkruan Periskopi.

Suarez gjeti rrugën e golit në minutën e 23-të pas gabimit të portierit të Arabisë Saudite.

Kështu ylli i Barcelonës bëhet uruguaiani i parë që shënon në tre Kampionate të ndryshme Botërore.

Ai ka shënuar në ‘Afrika e Jugut 2010’, ‘Brazil 2014’ dhe tani në ‘Rusi 2018’. /Periskopi/
Fotografia e Squawka Football

Shpërndaje në: