Luis Suarez i dërgon mesazh Dembeles për veprimet fëmijërore të francezit
Ousmane Dembele nuk po arrin ta përballoj presionin e transferimit të tij të bujshëm nga Dortmundi tek Barcelona, për shumën e 105 milionë eurove.
Francezi ka luajtur në mënyrë adekuate, duke shënuar 10 gola në 38 ndeshje për klubin, por qëndrimi i tij te Barcelona ka ardhur në pikpyetje, transmeton Periskopi.
Pakënaqësitë e tij u shprehen edhe kur të enjten, ai nuk u paraqit fare në stërvitje.

Veprimet e tij kanë shkaktuar kundërthënie dhe tani, Luis Suarez ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Dembele.
”Unë mendoj se të jesh futbollist është një privilegj”.
”Mendoj se ai(Dembele) duhet të përqëndrohet në futboll dhe të marrë frymëzim nga profesionistët që janë tek Barcelona”, citohet të ketë thënë sulmuesi uruguajan.
Suarez vazhdoi më tej duke thënë se 21-vjeçari duhet të jetë më përgjegjës, përcjell Mundo Deportivo./Periskopi/



