Luka Modric, fituesi i Topit të Artë për vitin 2018
Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2018 duke fituar ‘Topin e Artë’, sipas France Football.
Ai bëhet gjithashtu kroati i parë që fiton këtë çmim.
Mesfushori kroat ishte bindshëm përpara rivalit më të afërt, Cristiano Ronaldos, transmeton Periskopi.
Antoine Griezmann përfundoi në podium, ndërsa Kylian Mbappe e Lionel Messi u renditën i katërt respektivisht i pestë.
Modric ishte finalist i Kampionatit Botëror me Kroacinë, ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Pas plotë një dekade është pikërisht ylli madrilen që thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. /Periskopi



