Luka Modric: Ne shikuam këtë film një javë para finales së Champions League
Real Madrid fitoi për herë të tretë me radhë Champions League pasi në finalen e Kievit mposhti Liverpoolin me rezultat 3:1
‘Los Blancos’ e kishin fjalën e fundit në Evropë këtë vit dhe për herë të tretë u shpall kampion i garës më prestigjioze për klube, ndërsa Luka Modric ka zbuluar se si ishin motivuar për finalen kundër Liverpoolit, shkruan Periskopi.
“Një javë para finales ne shikuam një film për klubet basketbollistike si Chicago Bulls, Lakers, Boston Celtic për mënyrën se si ata kishin fituar titujt për tre apo katër vite me radhë,” ka thënë mesfushori kroat.
“Ata e quanin dinasti dhe tani ne mund të quhemi si dinasti,”. /Periskopi/



