Lukaku: Jam në bisedime me disa klube

Lukaku: Jam në bisedime me disa klube

Sulmuesi belg Romelu Lukaku e ka konfirmuar se është në bisedime me klube të tjera për t’u larguar nga Evertoni.

Lukaku pati një sezon të shkëlqyer me Evertonin duke shënuar 25 gola për skuadrën e drejtuar nga Ronald Koeman.

Ai këtë e ka konfirmuar pas fitores së kombëtares belge ndaj republikës së Çekisë me rezultat 2 me 1.

“Unë për këtë punë kamë folur me agjentin tim, Mino Raiola dhe në fund do të vendosi për të ardhmen time”, tha Lukaku.

Romelu Lukaku provides Chelsea and Man Utd with exciting transfer update

 

“Unë jam në bisedime me klube tjera dhe dëshiroj të luaj në Ligën e Kampionëve dhe poashtu të tentojë ta fitojë Premier Ligën disa herë”, përfundoi ish sulmuesi i Chelsea.

Lukaku në fund të sezonit kishte shokuar tifozët e klubit duke thënë se mund të largohem pasi dëshiron të luajë në garën më të fortë evropiane për klube.

Për beglun besohet se në garë janë Manchester United dhe ish klubi i tij Chelsea. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: