Lukaku sulmon dhe ofendon Mourinhon
Romelu Lukaku ka zbuluar se çfarë ka ndodhur pasi u la në bankën e rezervistëve nga Jose Mourinho në ndeshjen ndaj Young Boys.
‘Djajtë e Kuq’ arritën kualifikimin në fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, falë golit të Marouane Fellainit në fund e ndeshjes, përcjell Periskopi.
Sulmuesi belg u la sërish në stol duke e konfirmuar formën e dobët që ai po kalon, dhe pas ndeshjes ai u tregua i sinqert duke deklaruar se ka mbetur nervoz ka vendimi i Mourinhos.

”U ndjeva sikur, ohhh mu*i sapo ndodhi. Por bisedova me trajnerin, Kupa e Botës më ka lodhur dhe ishte vendimi i tij të jem në stol”.
”Jose e kuptoi që nuk isha i lumtur. Isha nervoz dhe shumë i mërzitur. Unë i thashë ‘Çfarë pret, të dukem i lumtur dhe të qeshë’?, ka deklaruar Lukaku. /Periskopi/



